Në qendër të Komunës së Preshevës shtrohet iftari i radhës i organizuar nga kryetari Arifi.
Kryetari i komunës së Preshevës së bashku me Kabinetin e tij me rastin e muajit madhështor të Ramazanit si dhe me rastin e Ditës Botërore Kundër Urisë nën moton "Çdokush meriton të hajë" Komuna e Preshevës, si shenjë e unitetit për këtë muaj të shenjtë, organizoi një iftar për familjet me kushte të vështira socio ekonomike, dhe prindërit të cilët rrisin fëmijë jetim.
Në këtë iftar nga kryetari Arifi ishin të ftuar edhe liderët politik që të darkojnë sëbashku me këto familje të bashkëbisedojnë për gjendjen dhe hallet e këtyre familjeve, mirëpo kësaj ftese nuk ju kishin përgjigjur asnjë parti politke.
Kryetari Arifi i dëshiroi mirë se ardhje këtyre familjeve që ju kishin përgjigjur kësaj ftese
Fisnik Islami shef i Kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës tha se sonte kemi shtruar iftar për muajin e shenjtë të Ramazanit për familjet me kushte të vështira ekonomike dhe për fëmijët jetim, çka përkon me datën 28 maj Ditën Botërore Kundër Urisë, ku qëllimi ka qenë thirrja e akterëve politk qofshin aktiv si në pushtet dhe opozitë që të jenë më afër familjeve në gjendje të vështirë ekonomike dhe atyre familjeve që rrisin jetim. Z.Islami po ashtu tha se mos përgjigja ndaj ftesës së kryetarit të komunës për partitë politke për pjesëmarrje në këtë iftar do të mbetet në ndërgjegjen e tyre.
Ky ishte iftari i radhës i organizuar nga Kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.