Ligji për Prishtinën u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës më 17 maj 2018, me 61 vota pro dhe 1 abstenim.
Ky Ligj, po ashtu, njeh edhe Prizrenin si Kryeqytet Historik të Kosovës. Kryeparlamentari Veseli, pas miratimit të Ligjit, pat deklaruar se me të ndihmohet zhvillimi i Prishtinës, me më shumë buxhet dhe kompetenca.
Pas nënshkrimit të Ligjit për Kryeqytetin nga ana e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ai duhet të dekretohet edhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në afat prej 8 ditësh, për tu shpallur më pas në Gazetën Zyrtare që nënkupton edhe hyrjen e tij në fuqi.