Haradinaj e Ahmeti pajtohen për zgjidhjen e disa çështjeve që presin prej kohësh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar kryetarin e BDI-së të Maqedonisë, Ali Ahmetin.

Në këtë takim siç ka njoftuar kryeministri është dakorduar që tu gjendet zgjidhje disa çështje.

Haradinaj ka thënë se raportet e mira fqinjësore sjellin paqe në rajon.

“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh. Raportet e mira ndërfqinjësore, janë garancë e paqes në rajon”, ka shkruar Haradinaj.