Siç e dimë Republika e Serbisë mundëson që të gjithë prindërit që kanë fëmijë të jenë përfitues të shtesave fëminore.
Janë këto ndihma që i jepen prindërve nga shteti për fëmijët deri në moshën 19 vjeçare dhe me përfundimin e shkollës së mesme pushon edhe e drejta e personit për të qenë përfitues i këtyre shtesave.
Në këtë rast ne vizituam Zyrën e Veprimtarive Shoqërore më konkretisht Shërbimin e Shtesave ku dhe intervistuam referenten Sevime Nasufi e cila punon në këtë zyrë, rtvaldi.com
Znj.Nasufi në pronocimin e dhënë tha se të drejtë aplikimi për të qenë përfitues i shtesave kanë të gjithë personat që kanë deri në katër fëmijë.
Sa i përketë numrit të shfrytëzuesve të shtesave fëminore ajo tha se kemi ulje, më së paku afro 400 persona janë tërhequr nga kjo e drejtë dhe se numri aktual i shrytëzuesve të shtesave është 3100.
Ministria e Mbrojtjes së fëmijëve përkujdeset për fëmijët me një shumë simbolike e cila i ofrohet çdo 30 ditë të gjithë fëmijëve që janë të paraqitur në këtë Ministri, rtvaldi.com