Plagoset rëndë një ushtar maqedonas

Policia ushtarake pranë Ministrisë së mbrojtjes, ka njoftuar stacionin policor në Negotinë

Policia ushtarake pranë Ministrisë së mbrojtjes, ka njoftuar stacionin policor në Negotinë se dje rreth orës 12 të mesditës është lënduar rëndë një ushtar nga Shkupi.

Lëndimi i tij ka ndodhur gjatë realizimit të stërvitjes ushtarake të gjuajtjes me raketahedhës dore. Bëhet fjalë për ushtar profesionist të moshës 35 vjeçare, shkruan Gazeta Lajm. 

Ai është transferuar me veturën e Ndihmës së shpejtë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori publik, kurse hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekip hetues policor, si dhe pjesëtarë të Policisë ushtarake pranë Ministrisë së mbrojtjes