Kryeparlamantari i Guinea Bissau thotë se ''Kosova është pjesë e Serbisë''

Diku në tetor të vitit të kaluar Ivica Daçiq, kryediplomati serb kishte deklaruar se Guinea Bissau

Diku në tetor të vitit të kaluar Ivica Daçiq, kryediplomati serb kishte deklaruar se Guinea Bissau, shteti i Afrikës Perëndimore, e ka tërhequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Daçiq kishte thënë se për këtë e kishte njoftuar personalisht kryeministri i këtij vendi, ndërsa, sipas tij, Prishtinës i është dërguar një notë verbale rreth vendimit.

Ndërkohë, vetë kryeministri i këtij shteti kishte theksuar në Beograd se ai nuk ka gjetur asnjëherë dokument që tregon se Guinea Bissau ka marrë vendimin për njohje.

Në këtë histori ishte përfshirë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili gjatë janarit kishte demantuar gjithë këto duke thënë se Guinnea Bissau ka konfirmuar përsëri njohjen e Kosovës.

Por, sot kryetarja e Parlamentit të Serbisë Maja Gojkoviq ka thënë se është e lumtur që mund të thotë se Guinnea Bissau e mbështet integritetin territorial të Serbisë me Kosovën si pjesë të saj. Këto komente ajo i ka bërë një ditë pasi ka thënë se edhe Gana, një shtet tjetër, i Afrikës, nuk e njeh Kosovën.

“Serbia është shtet i pasur dhe i zhvilluar, Kosova është pjesë e Serbisë” citojnë mediat serbe Cipriano Cassam kryetarin e Parlamentit të Serbisë dhe kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Parlamentar Afrikan.