Ajo u vra dje nga ish-bashkëshorti i saj Anton B., i cili shtiu në drejtim të saj me armë zjarri.
Sipas hetimeve të para të realizuara nga autoritetet gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje mes tyre. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme.Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 30-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku. Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë.