Uragani “Maria” vrau 4600 njerëz në Puerto Rico

Uragani “Maria” ka vrarë 4600 njerëz, thuhet sipas një studimi të Universitetit të Havardit.

Një e treta e këtyre vdekjeve pas stuhisë së shtatorit të vitit të kaluar ishin për shkak të ndërprerjeve në kujdesin mjekësor të shkaktuar nga ndërprerjet e energjisë, thanë hulumtuesit.

Intervistat e kryera në Puerto Rico gjetën një rritje prej 60% të vdekshmërisë në tre muajt pas stuhisë.

Numri zyrtar i vdekjeve aktualisht është 64.