Bashkëshortja e ka gjetur në hyrje të apartamentit dhe ka lajmëruar ambulancën, por ai ka vdekur gjatë rrugës për në spital, ka njoftuar policia ukrainase.
“Arkady Babchenko është vrarë me tre plumba në shpinë derisa po kthehej në shtëpi nga dyqani”, ka njoftuar gazetari Osman Pashayev, koleg i tij.
Babchenko, 41-vjeçar, ishte korrespondent i njohur lufte, por u largua nga Rusia pasi frikësohej për jetën e tij.
Ai shërbeu në armatën ruse në luftën e parë separatiste në Çeçeni gjatë viteve ’90 dhe më vonë u bë gazetari.
Gjatë viteve të fundit ishte kritik i madh i Kremlinit. U largua nga Rusia në shkurtin e vitit 2017, duke thënë se ishte kërcënuar dhe se ishte shqetësuar se mund të burgosej.