Albërie Hadërgjonajt i ndodhi diçka e pakëndshme me mëngjes

Para pak ditësh, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj e ka publikuar këngën e saj të re.

Por mëngjesin e sotëm ‘Leje leje’ është shfrytëzuar nga llogaria e dikujt tjetër në Youtube për të fituar klikime nga ky projekt muzikor.

Ajo nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory ka kërkuar nga ndjekësit që ta raportojnë në mënyrë që kënga të bllokohet.

Kjo bëri që këngëtarja e cila po i gëzohej suksesit të këngës së re të zgjohej me nerva mëngjesin e sotëm dhe kjo vihet re nga reagimi që ka bërë pranë postimit.