Në emsionin ''Zëri Politik'' të realizuar në Rtv Aldi të ftuar në studio ishin z.Shukri Ymeri kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Qenan Hetemi redaktor përgjegjës i shtëpisë botuese ''Albas'' në Preshevë.
Gjatë këtij emisioni politik temë e këtij emisioni ishte arsimi shqip në Luginë të Preshevës në theks të veçant u bisedua për tekstet mësimore të cilat disa janë të lejuara dhe disa tekste janë vetëm në proces të saj që në shtator nxënësit shqiptarë të fillojnë me tekste të reja shkollore.
Shukri Ymeri kryetar i KKSH-së gjatë këtij emisioni foli edhe për tabelat e vendosur në vendbanimet shqiptare ku janë vën tabela me mbishkrime në alfabetin cirilik dhe asnjë shkrim në gjuhën shqipe.
Ai tha se është një neglishencë e dy pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc, komuna këto me shumicë shqiptare e që lejohet përdorimi i dy gjuhësisë, në këto vendbanimet shqiptare shkruhet qirilic kjo është e pa pranushme për ne dhe kemi reaguar si KKSH.
KKSH në reagimin e tyre kanë thënë nëse organet kompetente nuk ndërmarrin masa për vendosur në tabelat e komunikacionit emërtimin e vendbanimeve në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës çështjen do ta paraqesim edhe para gjykatës kompetente.