Detaje/ Tritoli në makinë, pronarit të një firme inertesh

Makina që shpërtheu me tritol pranë Kopshtit Botanik në Tiranë i përket shtetasit Ndok Rajta, pronar i një firme inertesh.

Makina që shpërtheu me tritol pranë Kopshtit Botanik në Tiranë i përket shtetasit Ndok Rajta, pronar i një firme inertesh.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të enjtes, ku automjeti i tipit Volswagen me traga AA 946 EF ka shpërthyer në Unazën e Madhe të Tiranës pranë Kopshtit Botanik.

Nuk ka persona të plagosur, sipas informacioneve paraprake makina i perket pronarit te  një firme inertesh, per te cilin raportohet se nuk është person me precedent penal.

Mësohet se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe dyshohet se makines i është vënë 200 gram tritol.

Ekspertët e kriminalistikës po kqyrin çdo formë materiale dhe po hetojnë për ngjarjen. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të automjetit