''FRI'' në bashkëpunim me organizatën turke ''Dosteli'' organizojnë syneti falas për fëmijët e Luginës së Preshevës. (Video)

Në kuadër të të gjitha projekteve që ka realizuar Forumi Rinor Islam tani ka ndërrmarrur edhe një iniciativë tjetër...

Në kuadër të të gjitha projekteve që ka realizuar ''Forumi Rinor Islam'' tani ka ndërrmarrur edhe një iniciativë tjetër në bashkëpunim me organizatën turke ''Dosteli'' në mënyrë vullnetare organizojnë syneti falas për të gjithë fëmijët e komunës së Preshevës ku përparësi kanë ato familje të cilat janë me kushte më të vështira ekonomike.

Llukman Ibrahimi kryetar i ''Forumit Rinor'' Islam gjatë bisedës që zhvilluam na tregoi në pika të shkurtëra rrethë bashkëpunimit me organizatën turke me ç'rast po i ofrojnë familjeve të cilët kanë fëmijë ekipin mjekësor nga Turqia që përkujdeset për mjekimin e fëmijëve mirëpo në vazhdimësi të këtij mjekimi do të sigurojnë një mjekë i cili do t'ia përcjellë gjendjen në vazhdimësi.

Ndërsa sa i përket regjistrimeve z.Ibrahimi tha se regjistrimet kanë filluar nga data 22 maj dhe do të vazhdojnë deri më 10 qershor ndërsa procedurat që qytetarët duhet ti nënshtrohen është shumë e thjeshtë mjafton një dokument i fëmijës ku përmbanë të gjitha të dhënat e duhura.

Mjekimi për të gjithë fëmijët fillon nga 25 qershori dhe do të mbarojë më 30 qershor, ku këtu përfshihen si veshmbathja e të gjithë fëmijëve po ashtu ''Forumi Rinor Islam'' në bashkëpunim me familjet e fëmijëve do të bëjë edhe duanë e fundit që është e paraparë për synetin e fëmijëve.