K.K.SH dhe ‘’Albas’’ përpjekje për zgjidhjen problemit të teksteve mësimore në Luginë të Preshevës

K.K.SH dhe ‘’Albas’’ përpjekje për zgjedhjen problemit të teksteve mësimore në Luginë të Preshevës

Të ftuar në emisionin ‘’Zëri Politik” në Rtv Aldi ishin kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Shukri Ymeri dhe redaktori i shtëpisë botuese "Albas" z.Qenan Hetemi. Gjatë intervistët së zhvilluar u bisedua konkretisht mbi fushën e arsimit, cilat ishin sukseset e Këshillit Kombëtar Shqiptar që nga marrja e detyrës së z.Ymeri ku  me këtë rast u përmend vizita e ambasadorit shqipëtar në Beograd z.Ilir Boçka i cili kishte dhënë rëndësi të madhe bashkëpunimit në mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Këshillit Kombëtar Hungarez si dhe nënshkrimin e memorandumit me Këshillin Kombëtar Boshnjak.

Sa i takon çështjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës kryetari Ymeri përmendi takimin e 6 qershorit “Miqtë e Luginës” i cili do të mbahet në Beograd dhe me këtë rast Këshilli Kombëtar Shqiptar ka filluar të përgatis dhe specifikat dhe nevojat e shqiptarëve e cila nëpërmjet ambasadorit shqipëtar do të arrijë që të prezentohet edhe para ambasadorëve të tjerë.

Një risi dhe një e mirë është edhe lejimi i disa teksteve mësimore siç janë abetarja, dituri natyre për klasën e parë dhe kultura dhe arti për klasën 1,2,3 të cilat janë lejuar nga MASHT të Rep.Serbisë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore në komunën tonë, libra të cilat do të botohen nga shtëpia botuese ''Albas'' në Preshevë, rtvaldi.com 

Z.Ymeri potencoi që Këshilli Kombëtar Shqipëtar do të vazhdojë të mbështesë shtëpinë botuese "Albas" në vazhdimësi duke mundësuar financimin për botimin e librave si dhe për gjetjen e fondeve, poashtu gjatë javës së ardhshme do të mbahet një seminar me shtëpinë botuese "Albas" dhe mësimdhënësit të cilët nga viti i ardhshëm do të mësojnë fëmijët e klasës së parë, për promovimin e librave dhe informimin rreth përdorimit të këtyre teksteve, e organizuar kjo nën patronatin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Z.Hetemi deklaroi që shtëpia botuese "Albas" do të vazhdojë dhe me kërkesa të reja siç është kërkesa për botimin e librit të historisë për klasën 6,7 dhe 8 edhe pse është e vështirë përpjekjet nuk do të mungojnë në mënyrë që edhe nxënësit të kenë më shumë mundësi për përzgjedhjen e teksteve mësimore./rtvaldi.com/