Shoqata ''Vizioni për zhvillim dhe kooperim'' në bashkëpunim me Turk Kizilayi (Hëna e Kuqe ) bëri shpërndarjen e 50 pakove me gjëra ushqimore për familjet në nevojë.
Ne e filluam nga ''Organizata e veteranëve të luftës'' nga Presheva duke vazhduar dhe në disa fshatra të komunës sonë. Aksionet e këtilla të bamirësisë janë më se të nevojshme dhe të mirëseardhura në muajin e Ramazanit, si muaj i tolerancës, solidaritetit dhe përkujdesjes për qytetarët nevojtarë! ( 21 maj 2018 ). Ndërsa ne Bujanoc me donatorin nga mërgata e Zvicrës Z. Shenur Ibrahimi realizuam shpërndarjen e 76 pakove me produkte ushqimore për familjet me nevojë. Gjithashtu edhe në Bujanoc filluam nga ''Organizata e veteranëve të luftës'' dhe duke vazhduar në disa fshatra të komunës së Bujanocit për familjet me nevojë ( 30.05.2018)
I falënderojmë të gjithë ata vullnetdashës që i ndihmuan këto familje ne nevojë.
Shoqata " Vizioni për zhvillim dhe kooperim "