Festivali i këngës për fëmijë ''Gëzimi Ynë 2018''

Me datën 1, 2 dhe 3 qershor në Shtëpinë e Kulturës mbahet festivali i këngës për fëmijë "Gëzimi Ynë" ...

Me datën 1, 2 dhe 3 qershor në Shtëpinë e Kulturës "Abulla Krashnica" në Preshevë do të mbahet festivali i këngës për fëmijë "Gëzimi Ynë" festivali fillon nga ora 20:40 në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë. 

Ekipi i përzgjedhur nga organizatorët e festivalit janë: Skender Halimi, Vlorian Doda, Bashkim Halimi, Shkodran Aliu dhe Drenusha Halimi . 

Juria profesionale përbëhet nga: Anita Hoxha - Tiranë, Besarta Murtezani - Tetovë, Arta Haziri Nuhiu - Gjilan dhe Muhamed Bislimi - Preshevë.

 Festivali do të jetë garues  ku organizatorët i dëshirojnë suksese të gjithë këtyre talentëve të rinjë nga Presheva , Maqedonia dhe Kosova.