Sherr me grushte mes infermiereve

Shkaqet se përse konflikti mes dy infermiereve degradoi në sherr me grushte ende janë të paqarta, por për të shuar sherrin është dashur ndërhyrja

Shkaqet se përse konflikti mes dy infermiereve degradoi në sherr me grushte ende janë të paqarta, por për të shuar sherrin është dashur ndërhyrja e policisë.

Ngjarja ndodhi në qendrën shëndetësore të fshatit Proptisht në Pogradec. Sipas policisë, ka nisur procedimi penal për njërën nga gratë e përfshira në sherr, 49-vjeçaren me inicialet L.A.

“Kjo e fundit me detyrë infermiere në qendrën shëndetësore të Proptishtit, gjatë një debati pune dyshohet se ka goditur në fytyrë shtetasen S.L, 57-vjeçe, banuese në Proptisht, edhe kjo me detyrë infermiere pranë kësaj qendre” thotë policia