Shpenzimet e “kripura” të populistëve të Evropës, çmime të “çmendura” për një darkë

Fitorja e Lega-s dhe pamundësia për të formuar një qeveri në Itali i kanë vënë sërish në qendër të vëmendjes populistët e djathtë europianë.

Ata mblidhen së bashku në grupin Europa e Kombeve dhe Lirive (ENL), ku bëjnë pjesë Marine Le Pen e Francës, Geert Wilders i Holandës dhe Matteo Salvini i Lega-s në Itali.

Pavarësisht se në programet e tyre e vënë theksin te ekonomia dhe të varfrit, vetë duket se nuk i kursejnë shpenzimet.

“Canard Enchaine”, një gazetë satirike në Francë, ka zbuluar se për festën e Krishtlindjeve ata kanë organizuar një darkë të kushtueshme, ku kanë rënë në sy 60 shishe shampanjë “Gevrey-Chambertin”, me vlerë 13.500 euro.

Kuriozitet ngjallin edhe darkat pariziene mes Le Pen dhe Salvinit.

Dy aleatët kanë vendosur në llogarinë e grupeve parlamentare darkat në dy prej lokaleve më ekskluzive të kryeqytetit, “Ledoyen” ku darka për një person kushton të paktën 400 euro dhe “L’Ambroisie”, ku llogaria është akoma më e kripur: 449 euro.

Faturat e paraqitura nga dy liderët populistë në Europë janë kundërshtuar nga ekspertët e Europarlamentit.