Kështu ka bërë më dije , zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
Ai ka treguar se në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje të cilat i përkasin fushës së drejtësisë, sigurisë, shëndetësisë dhe ekonomisë.
Analistët politikë Blerim Reka dhe Imer Mushkolaj kanë mirëpritur mbajtjen e kësaj mbledhje, por kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Sipas tyre, duhet të ndërmerren hapa konkretë për ta lehtësuar jetën e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.