31 maji Dita Botërore kundër Duhanit (Video)

Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete senzibilizuese kundër pirjes së duhanit...

Kjo datë është vendosur si e tillë me shpresë që ky gjest të jetë fillim për braktisjen e përhershme të këtij vesi.

Përkundër këtij fakti asnjë iniciativ nuk është ndërmarrur apo për tu organizuar ndonjë aktivitet për të shënuar këtë ditë duke ditur se numri i duhapirësve dhe në vendin tonë është mjaftë i madh.

Mënyrën e vetme për t'u njohur me problemet që sjell pirja e duhanit e gjetëm tek mjeku i përgjithshëm Desaret Murati ku për Ditën Botërore kundër Pirjes së duhanit na foli edhe ai nga këndvështrimi i tij duke na treguar fatkeqësit që sjell duhani edhe me fakte që kishin ndodhur në vendit tonë.

Dita Ndërkombëtare kundër Duhanit shënohet në të gjithë botën me qëllim të sensibilizimit të popullatës, kemi shumë raste në botë që pikërisht pirja e duhanit i'a lehtëson rrugën drejtë vdekjes, dhe kemi shumë sëmundje që vinë pikërisht nga pirja e duhanit tha z.Murati në pronocimin e dhënë për Rtv Aldi.

Fatkeqësisht në komunën tonë përkujdesi më i vogël është ndaj shëndetit ku aktivitetet më të ralla janë ato pikërishtë për këtë temë e që debatet e organizuara qoftë kundër pirjes së duhanit qoftë kundër sëmundjeve tjera do të kishin qenë në të mirë të banorëve të vendit tonë u shpreh z.Murati.

Desaret Murati mjek në praksën e përgjithshme është i gatshëm të punoj drejt asaj per të vetëdijësuar njerëzit në vendin tonë por edhe për t'ia treguar rrugën se si të hiqet dorë nga pirja e duhanit.