Gjuriq: Serbia do ta mbrojë Trepçën

Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Serbia do ta mbrojë Trepçën dhe se punëtorët nuk arsye të brengosen për ekzistencë

Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Serbia do ta mbrojë Trepçën dhe se punëtorët nuk arsye të brengosen për ekzistencë , transmeton Koha.net.

"Kush e nguc Trepçën, godet themelin e ekzistencës së popullit serb në Kosovë ", citon “kurim” të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka porositur se shteti i Serbisë, ashtu siç e ka mbrojtur në periudhën e shkuar Trepçën, po ashtu do të reagojë sa herë që gjendet para sfidave që të plaçkitet pasuria serbe në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se edhe herën e kaluar Serbia, me aksion të gjerë ndërkombëtar , ka penguar rrëmbimin e Trepçës ashtu sikur dhe qendrën e skive në Brezovicë.

"Serbia do të vazhdojë me mund e me përpjekje, e punëtorët e Trepçës nuk kanë pse të brengosen për ekzistencën e tyre", ka përfunduar ai .