Për t’i gëzuar fëmijët me rastin e kësaj dite që të jetë një ditë e veçantë për ta ''Shoqata e personave me aftësi të kufizuara'' në Preshevë ka paraparë një organizim të tillë me rastin e kësaj dite, organizim ky i cili pritet të mbahet me datë 1 qershor ditë e premte në qendër të qytetit të Preshevës me aktivitete të shumta.
Shkëlzen Limani kordinator i këtij projekti për RTV Aldi tha se nesër kemi paraparë program të ndryshëm për 1 qershorin Ditën Botërore të Fëmijëve në qendër të qytetit do të ketë argëtim dhe shumë aktivitete të hapura për të gjithë fëmijët. Aty do të jenë maskotat më të dashura për fëmijët që na sjellin plot të qeshura.
Z.Limani gjatë kësaj interviste të dhënë për TV Aldi tha se kemi edhe bashkëpunim me disa institucione komunale lidhur me këtë aktivitet, dhe thirrja e tij ishte që të vijnë të gjithë fëmijët prej moshës 8 vjeç e lartë, në këtë manifestim me rastin e 1 qershorit Ditës së Fëmijëve.
Ky është viti i 5-të me rradhë që ''Shoqata e personave me aftësi të kufizuara" organizon eveniment të tillë me rastin e 1 qershorit.