Rama ironizon Bashën: Lodrën ta fali Saliu, por ti nuk i di kuptimin

Me tone dhe ironi ka folur sot Kryeministri Rama kundër kreut të opozitës...

Me tone dhe ironi ka folur sot Kryeministri Rama kundër kreut të opozitës.

“Lodrën ta dhanë ty, ta fali Saliu, por ti s’i di kuptimin, vlerën, funksionin, mendon se i hipën dhe të çon në destinacion”. Kështu u shpreh Rama referuar pozicionit të Bashës në krye të PD-së. Ai vijoi më tej duke shtuar:

“Taksirat i Dash Shehit dhe Flor Mimës ta montojnë kur ta lësh ti”, është shprehur Rama duke përfunduar me fjalinë: Hajde fol, unë do mbaj shënime, këtu më ke.