Danimarka ndalon me ligj vendosjen e mbulesës ”burka”

Danimarka ka marrë vendim të ndalojë mbulesën e grave myslimane, të njohur si ‘burka’.

Danimarka ka marrë vendim të ndalojë mbulesën e grave myslimane, të njohur si ‘burka’.

Me votën pro ndalimit të kësaj mbulese, Danimarka bëhet vendi i pestë europian që ndalon një gjë të tillë duke iu bashkuar Austrisë, Francës, Belgjikës dhe Bullgarisë, të cilët tashmë kanë ligje të ngjashme, njofton Klan Kosova.

Ligjvënësit votuan 75 për qind në favor të legjislacionit të paraqitur nga koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë.

Ky ligj ndalon çdo veshje të plotë, kur nuk ka qëllim të njohur për ta veshur atë, siç është moti i ftohtë ose duke respektuar ligjet siç janë veshja me helmeta në motoçikleta.

Politikanët këmbëngulin se ligji nuk synon ndonjë fe, por ajo është bërë e njohur në mënyrë kolektive si ndalimi i burkës. Ligji në fjalë parashihet të zbatohet nga data 1 gusht e këtij viti, sipas Ministrit të Drejtësisë, Soeren Pape Poulsen.

Gjoba parashihet të nis nga 118 euro ndërsa veprat e përsëritura mund të rrezikojnë në gjoba deri në 1 mijë e 180 euro, ose dënim me burg deri në gjashtë muaj.

Përveç kësaj kushdo që detyron një person të veshi rroba që mbulojnë fytyrën duke përdorur dhunë ose kërcënime, mund të gjobitet ose të përballet me dy vjet burg,