Një rini e cila është aktive në sport, e din vlerën e punës së palodhshme, përkushtimit dhe vendosmërisë në arritjen e suksesit. Gjithashtu mësojmë më shumë për vetveten dhe shoqërinë rreth nesh. Na ndihmon ta zhvillojmë karakterin tonë, parimet dhe vlerat herët në jetë.
Sot u ndjeva një qytetar shumë krenar kur qëndrova në praninë e këtyre të rinjve që kanë këto vlera, përkushtimin ndaj punës i cili sjell sukses, sukses që i bën këta të rinj ambasadorin më të mirë të komunës së Preshevës jasht vendit.
Si pushtet lokal, gjithmonë do ta kenë përkrahjen tonë institucionale në arritjen e majave më të larta të suksesit, sikur ai në Melk të Austrisë