Shërbimi sekrete gjermane lejohen të kontrollojnë operatorët e internetit

Shërbimet sekrete gjermane mund të vijojnë të ushtrojnë kontroll ndaj qendrave më të mëdha të internetit për të garantuar sigurinë kombëtare...

Shërbimet sekrete gjermane mund të vijojnë të ushtrojnë kontroll ndaj qendrave më të mëdha të internetit për të garantuar sigurinë kombëtare, ka vendosur një gjykatë e vendit.

Gjykata federale administrative bëri të ditur në një komunikatë për shtyp se kundërshtonte shoqërinë gjermane DE-CIX, e cila nuk binte dakort me ligjshmërinë e monitorimit të ushtruar ndaj saj nga ana e Shërbimeve të Jashtme Sekrete (BND) për vite me radhë.

Këta të fundit shfrytëzojnë flukset ndërkombëtare të të dhënave që kalojnë tranzit nëpërmjet internet exchange point të gjigantit De-Cix, në të cilin janë të lidhur shumë operatorë ndërkombëtare të telekomunikacionit dhe ofruesve të këtij shërbimi.

Me seli në Frankfurt, kjo shoqëri cilësohet si operatori më i madh i internet exchange point. Ajo menaxhon më shumë se 6 terabitë për sekondë gjatë periudhave të pikut, me flukse të dhënash që vijnë nga Kina, Rusia, Lindja e Mesme dhe Afrika.