Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Sekretaren e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Geneviève Darrieussecq.
Haradinaj në këtë takim ka thënë se kanë biseduar për proceset që po kalon vendi ynë, në veçanti për të arriturat në forcimin e sundimit të ligjit dhe për tranzicionin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Ai po ashtu është shprehur se ka kërkuar nga zyrtarja franceze mbështetje për liberalizimin e vizave e anëtarësimit në INTERPOL e UNESCO.
“Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhënë vendit tonë, kërkova nga Sekretarja Darrieussecq mbështetjen e shtetit francez për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO.Synimi ynë strategjik është të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe Francën e shohim si partner në këtë rrugëtim”, ka shkruar Haradinaj.