1 Qershori njihet si Dita Botërore e Fëmijëve e me rastin e kësaj dite që të festohet dhe të protestohet për të drejtat e fëmijëve. Shkolla fillore ''Prof.Ibrahim Kelmendi'' në Preshevë ka mbajtur sot një aktivitet të tillë në oborrin e kësaj shkolle.
Ky organizim ishte i begatuar me program të larmishëm si recitime dhe këngë të ndryshme për fëmijë.
Nxënësit e kësaj shkolle në bashkëpunim me arsimtarët e tyre të muzikës u paraqitën para nënave të tyre, mësuesëve dhe udhëheqësis të kësaj shkolle.
Besa Sahiti drejtoreshë e këtij instuticioni shkollorë për RTV Aldi tha se sot kemi festuar dhe njëkohësisht kemi protestuar për 1 Qershorin Ditën e Fëmijëve me program të ndryshëm të përgatitur nga nxënësit e shkollës sonë.
Mesazhi i zonjës Sahiti ishte që ti dhurojmë fëmijëve sa më shumë dashuri shpirtërore sesa të mira materiale.
Ky ishte organizim ndaras i këtij instuticioni shkollorë ku aktiviteti tjetër për ditën e 1 Qershorit ishte në qendër të qytetit të Preshevës.