Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se Kosova sivjet ka hequr dorë nga anëtarësimi në UNESCO, por është e mundur që kërkesën e re at bëjë në nëntorin e vitit 2019
“Kemi mjaft komunikim dhe njohuri se nuk ka kurrfarë mundësish për t’u pranuar as në mot”, citon FoNet të ketë thënë Daçiq.
Ai ka shtuar se Kosova është bërë anëtare e Unionit Botëror Doganor sepse Belgjika e ka marrë kërkesën e saj.
“Për këtë praktikisht është vendosur, ky ka qenë akt i depozituesit, Kosova është anëtare, por pa të drejtë vote”, tha Daçiq.
Ai ka theksuar se detyrë parësore e MPB të Serbisë është që Kosova të mos bëhet anëtare e Interpolit e bashkëpunimi me këtë organizatë bëhet përmes Rezolutës 1244.
Sipas tij, mund të pritet që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës, edhe pse ka shumë rezistencë, ndërsa është i sigurt se Kosova nuk do të bëhet pjesë e OSBE-së.
Daçiq beson se do të vazhdojë trendi i tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës, sepse, sipas tij, shumë vende kanë probleme të ngjashme në territoret e veta.