Ardhja në rend të ditës e kërkesës së Vetëvendosjes për ta shkarkuar Aida Dërgutin nga pozita e nënkryetares ka sjell përplasje të rëndë mes Gluk Konjufcës së VV’së dhe ish-bashkëpunëtorit të tij, Dardan Molliqaj. Ky i fundit e ka kërcënuar partinë e Albin Kurtit duke i thënë se ua nxjerrë letrat, ndërsa Konjufca ka thënë se Molliqaj po flet sikurse Hashim Thaci.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, kërkoi shkarkimin e Aida Dërugtit nga pozita e nënkryetares duke thënë se ajo po e mban padrejtësisht këtë post që nga koha që është larguar nga VV, pasi kjo pozitë i takon Grupit të tretë më të madh Parlamentar.
Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, doli në foltore e i tha VV’së që mund të këkrojnë shkarkimin por për këtë le të ankohen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa u ka thënë se ai nuk mund të lejojë të denigrohen kolegët e tij, si Aida Dërguti.
E, në qoftë se nuk ndalet kjo gjuhë e VV’së, Molliqaj tha se i ka ‘letrat’ që la të kuptohet se nëse ato publikohen, do të tregojnë se çfarë është në të vërtetë VV’ja.
“Ne mund të vazhdojmë një betejë shumën herë më të ashpër dhe do t’i themi gjërat që deri më tani nuk i kemi thënë. Nëse nuk jeni gati të ndërtojmë raporte politike, ne nuk do të durojmë deri në pafundësi”, tha Molliqaj.
Ndërsa tutje Konjufca tha se fjalimi i ish-mikut të tij, Molliqajt, ishte i njëjtë me fjalimet e Hashim Thacit kundër Albin Kurtit.
“Me të thënë të drejtën, më paska marrë malli me ni Hashim Thaçin t’u folë në Kuvend”, tha Konjufca, me të përfunduar Molliqaj fjalën e tij, raporton Express.
Kjo ishte pika kur miqtë e dikurshëm shkëmbyen deklarata tejet armiqësore.
Dardan Molliqaj ka thënë në Kuvend se është mposhtur në debat televiziv përballë Konjufcës, por kjo ka ndodhur sepse ai thotë se e ka respektuar Konjufcën.
Deputeti i PSD’së e ka quajtur Galuk Konjufcën si të padinjitetshëm dhe të kthyer në ndonjë shërbëtor.