Rama shkruan me doza ironie se pasi opozitës nuk i “ndezi” me përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm, tani nxjerr një skenar tjetër së po përgjohet edhe Basha.
“Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike!
Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin!”, shkruan Rama.
Policia e Shtetit reagoi në lidhje me lajmin e survejimit ndaj Bashës duke e cilësuar si një spekulim mediatik.
Ndërsa nga ana e saj Partia Demokratike përmes nënkryetarit Edmond Spaho e quajti një vepër kriminale të vënë në zbatim nga ministrit Xhafaj dhe të urdhëruar nga kryeministri Rama