Një qershori është Dita Botërore e Fëmijëve, ditë kjo e cila është shënuar në forma të ndryshme në të gjithë botën. Në këtë ditë Kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka marrur pjesë në programin e organizuar nga ''Shoqata e personave me aftësi të kufizuara të Luginës së Preshevës''.
Ky program është mbajtur në qendrën e qytetit përpara objektit të komunës së Preshevës, ku të pranishëm ishin fëmijë së bashku me prindërit e tyre, përveç festës e cila u organizua poashtu kishte edhe shkrime të cilat edhe ishin thirrje për sensibilizim për të drejtat e fëmijëve.
Kryetari Arifi me këtë rast ka kaluar dhe pak kohë me fëmijët.
Nëpërmjet një postimi në facebook-un e tij kryetari i komunës së Preshevës z.Arifi është shprehur:
''Shpresoj që kjo ditë e sotme, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve do na ndihmojë të gjithë neve qe të kristalizojmë motivet tona drejt ngritjes së fëmijëve tanë, dhe të punojmë së bashku që të sjellim gjeneratë të re të shëndetshme''.