Rama: Unë jap dorëheqjen nëse janë 400 milionë euro, ti e jep dorëheqjen Lulzim?

Vijojnë debatet mes Ramës dhe Bashës në kuvend....

Vijojnë debatet mes Ramës dhe Bashës në kuvend.

Kryeministri ka folur mbi akuzat e opozitës lidhur me çështjen e inceneratorit të mbetjeve duke mohuar që për këtë çështje të jenë 400 milionë euro.

“Nëse janë 400 milionë euro për impinatet e trajtimit të mbetjeve, unë jam jap dorëheqjen. Ti e jep dorëheqjen Lulzim?” – u shpreh Rama duke iu drejtuar Bashës.

Kryeministri u shpreh ndër të tjera me ironi, se ai është nxënës i Konicës dhe Nolit, ndërsa Basha në shkollën e tyre është ngelës.

“ Tani, ju keni dy rrugë Lulzim. Ose kthe dhimbjen në forcë dhe drejtohu për ndihmë Faikut dhe priftit të madh (Nolit) , ose vazhdo me gjuhën e rrugës.  Me horr, me klloun, me kriminel, që janë pjesë e një fjalori që në atë shkollë quhet fjalor ngelësash në oratori, je ngelës me standardet e shkollës që bëj unë. Unë përpiqem. Nuk jam si ata, por mësoj nga ata dhe mësoj çdo ditë dhe është një mësim që e vë në jetë, sepse ju jeni njësoj siç ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë, që siç i quanti imzoti i madh janë gdhë, gdhë, gdhë.”