13 fëmijë shkojnë në finalen e festivalit të këngës për fëmijë ''Gëzimi Ynë'' (Video)

Nata e dytë e festivalit të këngës për fëmijë “Gëzimi Ynë”

Në natën e  dytë të festivalit ''Gëzimi Ynë'' performuan 12 konkurentë përpara publikut preshevar dhe para jurisë profesionale.

Në natën e parë kanë performuar gjithësej 10 konkurentë ku 5 prej tyre janë kualifikuar për natën finale të festivalit ndërsa në natën e dytë prej 12 konkurentëve janë kualifikuar gjithësej 8 konkurentë.

Këta fëmijë në natën finale do të garojnë në mes vete për çmimet finale të cilat do t'i përcaktojë juria.

Pasi përfunduan të gjitha performancat e fëmijëve u dhuruan mirënjohje korit dhe 22 fëmijëve të cilët kanë kënduar në festival.

Arta Haziri Nuhiu pjesë e jurisë profesionale performancat e fëmijëve i vlerësoi tejmase pasi që të gjithë fëmijët kishin performuar live gjë që nuk është shumë e lehtë.

Poashtu znj.Nuhiu potencoi që përshkak të një gabimi teknik janë shpallur  vetëm 11 finalistë mirëpo përndyshe 13 fëmijë kalojnë në finale.

Azra Hyseni është një nga finalistet që ka perfromuar natën dhe e parë ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur njëkohësisht për përzgjedhjen e saj për në finalë.

Një finalist tjetër mirëpo që ka performuar natën e dytë është dhe Venis Agaj i cili përveç që ishte shumë i lumtur poashtu synon edhe të fitoj këtë garë.

13 fëmijë do të garojnë në finale e madhe të festivalit të këngës për fëmijë ''Gëzimi Ynë'' 2018.