Iftari i radhës për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit është organizuar pikërisht nga Forumi Rinor Rahovica.
Banorë të shumtë të këtij fshati, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të organizatave joqeveritare ishin prezentë në këtë iftar.
Pas hapjes së iftarit vazhdoi ceremonia e duasë së ushqimit nga hoxha Lulzim Miftari, si dhe iu urua mirë se ardhje të gjithë të pranishmëve.
Kryetari i Forumit Rinor Rahovica z.Leutrim Asllani morri fjalën për një përshëndetje rasti, ku tha se iftare të tilla nuk janë thjeshtë një darkë e zakonshme mirëpo është edhe një takim me bashkëfshatar dhe miqë të tjerë.
Kryetari komunës së Preshevës z.Shqirpim Arifi si dhe kryetari i kuvendit komunal të Preshevës z.Sami Salihu poashtu morrën fjalën për t'i përshëndetur të pranishmit si dhe i dëshiruan agjërim të pranuar.
Poashtu i pranishëm në këtë iftar ishte dhe kryetari i bashkësisë lokale Rahovicë z.Vebi Rexhepi.
Ashtu siç u shprehën dhe vetë organizatorët e këtij evenimenti donatori i këtij iftari nuk ka dashur që të bëhet i ditur emri.
Programi në fund u mbyll dhe me një pjesë të këndimit të kuranit.