Shpejtësia dhe rrugët po vrasin shqiptarët

Viti 2018 ka nisur me një bilanc tragjik nga aksidentet automobilistike, kryesisht në muajt janar dhe shkurt.

Janë me qindra aksidente të ndodhura në rrugët e Shqipërisë, me pasojë vdekjen në aksidentet më të rënda si ajo e familjes Preka në Shkodër apo dhjetëra të plagosur.

Sipas specialistëve të Policisë Rrugore, shkaktarë për këto aksidente kanë qënë dy faktorë: shpejtësia tej normave e lëvizjes së drejtuesve të automjeteve në rrugë dhe mungesa e infrastrukturës rrugore.

Një numër aksidentesh janë shënuar edhe në ditët e para të nisjes së sezonit turistik, për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjes.