Del në treg Samsung S8 me ngjyrë të re, a po ju pëlqen? (Foto)

Galaxy S8 është ndër smartfonët më të mirë në treg.

Samsung S8 ditë më parë kishte paralajmëruar hedhjen në treg të S8 me një ngjyrë të re. Tani kjo është bërë realitet pasi S8 lansoi modelin e ri me ngjyrë të kafët.

Fillimi ky model është hedhur në tregun e Koresë së Jugut por që shumë shpejt do të jetë edhe në tregun evropian.

Samsungu i quajtur me ngjyrë vjeshte ka të gjitha tiparet e njëjta ndërsa kompania synon të ketë shumë shitje të tij.