Pas 2 netëve rresht ku interpretuan 22 fëmijë plotë gëzim dhe hare në natën finale shkuan 13 fëmijë të cilët ishin përzgjedhur nga juria profesionale.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, si dhe shumë prind, familjarë, dhe miq të konkurentëve, rtvaldi.com.
Pas hapjes së festivalit drejtori i shtëpisë së kulturës z.Valon Nuhiu i dhuroi mirënjohjen kryetarit të komunës së Preshevës poashtu i'u dhuruan mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuar në realizimin e këtij evenimenti si stafit organizativ, profesorëve të muzikës, jurisë profesionale si dhe sponsorëve.
Pas interpretimit të 13 konkurentëve programi ishte i pasuruar me këngë dhe valle të ndryshme nga mysafir special, si këngëtarë nga Presheva, poashtu edhe nga Kosova e Maqedonia.
2 vendet e treta u morrën nga: Buna Boriçi dhe Eriona Zeneli
2 vendet e dyta u morrën nga Venis Agaj dhe Yllka Dema
Çmimin special e morri Edisa Ahmeti ndërsa vendin e parë e rrëmbeu Vesa Sahiti.
Fituesja e këtij festivali Vesa Sahiti u shpreh shumë e kënaqur dhe e emocionuar pasi që rrëmbeu vendin e parë në mesin e 22 konkurentëve.
Anita Hoxha pjesë e jurisë profesionale u shpreh shumë e kënaqur me interpretimet e fëmijëve pasi që interpretimet ishin live si dhe fëmijët kishin arriutr që të interpretonin në mënyrë shumë të sakt këngët e tyre, rtvaldi.com
Çmimet e tjera të cilat u dhuruan në këtë natë ishin edhe çmimi i publikut, orkestrimi më i mirë, solistja më e re, interpretimi më i mirë, zëri më i mirë, paraqitja skenike më e mirë dhe debutantja më e mirë