Komisioni Evropian kërkon që dialogu të vazhdojë “sa më shpejt që është e mundur”

Dialogu duhet të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo të paktën është kërkesa e Komisionit Evropian.

Zëdhënësi i KE-së, Karlos Martin Ruis de Gordehuela ka thënë se janë në kontakt me dy shtetet.

“Ne jemi në kontakt me kryetarët e ekipeve negociatore të dy shteteve, dhe dialogu në Bruksel do të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Tutej zëdhënësi i Komisionit Evropian nuk ka dashur të komentojë mbi informacionet që Kosova ta anulojë pjesëmarrjen në dialogun teknik.

Me këtë rast ai tha se Komisioni po zhvillon diskutime të vazhdueshme  dhe se BE-ja synon që dialogu të vazhdojë sa më shpejt.