Policia serbe: Nuk ka pasur prezencë të shtuar të ushtarëve serbë në kufi me Kosovën

Lajmi që ushtarë të armatosur serbë janë vendosur afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë është demantuar gjatë ditës së sotme.

Policia serbe në një përgjigje për televizionin “N1”, ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se raportimet nuk janë të vërteta.

“Oficerët e policisë janë duke kontrolluar normalisht si gjithëherë kalimet kufitare”, thuhet nga Policia e Serbisë.

Ndërkaq edhe nga ushtria serbe është demantuar një gjë e tillë, nga të cilët edhe është bërë e ditur se nuk ka pasur ndonjë prezencë të shtuar të ushtarëve të cilët kontrollojnë këtë pjesë të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.