Mbahen Garat Tradicionale për fëmijët e vegjël të rrethit të Pçinjës (Video)

''Të rritemi me këngë dhe valle'' kështu quhet motoja e garave tradicionale të mbajtura në Preshevë.

Gara këto që mbahen çdo vit të rrethit të Pçinjës ku marrin pjesë 6 qytete, nikoqir i kësaj gare është çerdhja ''8 marsi'' në Preshevë, gara këto të zhvilluara në fushën e sportit në Preshevë.

Numri i fëmijëve parashkollor ishte i madh nga 6 qytete si dhe ishin të shoqëruar me edukatorët e tyre.

Garat u zhvilluan me lojëra të ndryshme  sportive, me këng dhe valle të bukura për femijë, ku nxënësit kishin qenë të përgatitur dhe të kënaqur që zhvilloheshin këto lojëra si vallëzonin, këndonin, tërheqja litarit dhe shum lojëra të tjera sportive.

Senavere Shaqiri drejtoreshë e Entit parashkollor ''8 Marsi'' në Preshevë për RTV Aldi tha se kjo garë është tradicionale dhe rradha këtë vit ishte në qytetin e Preshevës ku ne si institucion jemi nikoqir, dhe sot u zhvilluan garat me lojëra të ndryshme për fëmijë.

Në fundë të gjithë fëmijët dolën fitues, ku të gjithëve ju ndanë nga një mirënjohje për pjesëmarrje, sepse të gjithë fëmijët janë të barabartë.