Ky numër është dyfish më i lartë se i gjithë viti 2017. Rritjen e numrit të emigrantëve ilegalë nga vendet e treta e konfirmon edhe zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda.
Rovena Voda Zv/Ministre e Brendshme: “Shqipëria ka një trend në rritje të emigrantëve të paligjshëm, Janari deri në Maj shifra në total është 2133. Më shumë se gjysma po kërkojnë azil në Shqipëri”.
Zv ministrja thotë se Mali i Zi nuk ka asnjë projekt për të ngritur në gardh në kufirin me Shqipërinë.
“Nuk flitet nga Mali i Zi për ndërtimin e një gardhi, ka qenë një skup i mediave. Pasi vet Mali i Zi madje ka kërkuar ngritjen e një tjetër pike kufitare me Shqipërinë”.
Autoritetet shqiptare pranojnë aktivizimin e trafikantëve që ndihmojnë emigrantët për kalim në vendet e BE. Mes tyre ka edhe efektive të policisë kufitare.
“Në fokus ka qenë edhe goditja e kontrabandistëve që ndihmojë në lehtësimin e kalimit të kufirit të këtyre emigrantëve, ka pasur goditje për taksistët dhe grupet që falsifikonin, madje edhe vet efektivëve të policisë kufitare”.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të ulët të emigrantëve ilegalë, se Serbia dhe Bosnje-Hercegovina të cilët vijnë kryesisht nga vendet në konflikt.
Emigrantët ilegale janë strehuar në qendrën e pritjes në Kakavijë, në Gërhovë të Gjirokastrës, në Kareç dhe tek ajo e azilkërkuesve në Babrru. Te kjo e fundit nuk ka më vende për pritjen e tyre