Për këtë ka folur gjerë e gjatë, Ibrahim Kalin, këshilltar i presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Në një artikull për gazetën pro-qeveritare, Daily Sabah, Kalin ka thënë se Turqia ka një përgjigje të mirë për të gjithë që po e marrin me panik ndikimin turk në Ballkan.
“Qëllimi i Turqisë në Ballkan nuk është për të përhapur ndikim, por për të siguruar stabilitetin politik, nxisin zhvillimin ekonomik dhe mbështesin aktivitete kulturore dhe arsimore”, ka thënë fillimisht këshilltari turk.
Kalin ka tërhequr një trajektore ndërmjet popullit turk, dhe disa popujve në Ballkan. Për këtë ai ka theksuar se ka disa ngjashmëri.
“Realiteti është se turqit, shqiptarët, boshnjakët dhe të tjerët kanë ndërtuar një kulturë dhe qytetërim që shkon përtej kufijve të rajonit. Jeta kulturore, fetare, artistike dhe politike nuk mund të kuptohet apo të studiohet pa e pranuar kontributin e figurave letrare, shkencore e politike nga Ballkani”, thotë tutje ai.
Këshilltari i liderit turk ka bërë të ditur se Turqia ka qindra projekte për Ballkanin.
Ai ka përmendur raportet e mirë të shtetit turk me Serbinë dhe Kosovën.
“Turqia investon në të gjitha vendet e Ballkanit pa diskriminim etnik, qeveria, bankat shtetërore, dhe kompanitë turke kanë nisur qindra projekte për vendet e rajonit, dhe ende po punojnë. Turqia gjithashtu sheh përparësi në zhvillimin e raporteve të mira me Serbinë në njërën anë, dhe Bosnjën në anën tjetër. Ne do të ndihmojmë në përpjekjet për paqen në rajon”, theksoi Ibrahim Kalin.
Këshilltari i Erdoganit gjithashtu u zotua se Turqia e mbështetë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe NATO.
Ai ka zbuluar tre vizionet turke për Ballkanin: stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik dhe lulëzimi kulturor.
Kalin thekson se Turqia ka mbështetur dhe gjithashtu do të veprojë njëjtë në të gjitha iniciativat që ta mbajë Ballkanin paqësor dhe të sigurt.
Sipas tij, stabiliteti politik i rajonit është me rëndësi të madhe jo vetëm për Evropën, por për botën duke shtuar se Turqia po zhvillon raporte të mira me të gjithë.
Zhvillimi ekonomik është thelbi i politikës së Ballkanit, thotë autori i këtij shkrimi në Daily Sabah. Ai beson se vendet kanë nevojë për mundësi të barabarta të biznesit, dhe jo të bëhen të varura nga të tjerët.
Dimensioni i tretë që e përmendi Kalin është edhe kultura dhe arti, që sipas tij bashkë me traditën ballkanike, kanë trashëgimi të përbashkët.
Për këtë ai i ka përmendur edhe shumë vepra osmane të arkitekturës që e kanë përfshirë Evropën Juglindore dhe Ballkanin.
Këshilltari i presidentit turk tha se ky shtet i jep një rëndësi të madhe edukimit feetar, pasi kjo ka rëndësi në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit.