Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, i cili tani është pjesë e qeverisë së Zaevit, sot ka qëndruar në një vizitë te kryeministri i Kosvës Ramush Haradinaj.
Vet Haradinaj ka shkruar se takimi është në kuadër të bashkëpunimit dhe për prioritetet strategjike dhe fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në rajon. shkruan TetovaSot.
“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me mikun tim dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Maqedonisë, Menduh Thaçi, për prioritetet strategjike dhe fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në rajon.
Është inkurajues për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor zgjidhja e shpejt e kontestit rreth emrit të shtetit maqedonas dhe rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Përfshirja e shqiptarëve të Maqedonisë në vendimmarrjen shtetërore dhe roli aktiv i tyre në jetën politike dhe ekonomike të këtij vendi është në favor të të ardhmes prosperuese të të gjithë shqiptarëve” ka shkruar Haradinaj.
Thaçi nuk ka komentuar, pasi ai nuk e përdor shumë rrjetet sociale.
Ndryshe ditë më parë në takim me Haredinajn ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti