Në konferencën për media të mbajtur sot nga Partia Demokratike Shqiptare respektivisht lideri i kësaj partie, z.Ragmi Mustafa e filloi këtë konferencë pikërisht me njoftimin se transferi në buxhetin e komunës së Preshevës nga buxheti republikan ka 12 ditë që është ndërprerë, që do të thotë nga data 25 e muajit maj, nuk është transferuar asnjë pjesë e mjeteve për realizimin e projekteve të komunës.
Poashtu ajo që vlen të theksohet është edhe ajo 270.000.000,00 din (2 milion euro) janë shpenzuar për shërbime e jo për projekte në dobi të qytetarëve, e kjo gjë duket nga shtylla dhe pllakat e betonit të cilat pushteti aktual vazhdon ti bëjë, tha z.Mustafa
Sipas z.Mustafa në menaxhimin e pushtetit vendor nga Partia Demokratike Shqiptare nuk ka ndodhur as edhe një ditë një ndërprerje e transferit të rregullt nga buxheti republikan në buxhetin komunal e më këtë rast në këtë periudhë komuna e Preshevës është në “hendikep buxhetor”. /rtvaldi.com/