Irani nis pasurimin me uranium

Irani ka bërë të ditur se ka filluar punën për rritjen e kapacitetit të uraniumit, në rast se marrëveshja për armë nukleare e 2015 dështon.

Irani ka bërë të ditur se ka filluar punën për rritjen e kapacitetit të uraniumit, në rast se marrëveshja për armë nukleare e 2015 dështon.

Shefi i agjencionit atomik në Iran, ka thënë se është duke zhvilluar infrastrukturën për ndërtimin e makinave centrifugale në ndërtesën Natanz.

Ky agjencion ka bërë të ditur se do t’i njoftojë Kombet e Bashkuara zyrtarisht në lidhje me këto veprime përmes një letre.

Muajin që shkoi presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr SHBA-të nga marrëveshja nukleare me Iranin.