Por në këtë stacion policor gjendet edhe një police serbe e cila ka 13 vite që punon për rendin në Kosovë.
Ajo quhet Svetlana Kapetanovic dhe e veçanta e saj që e dallon nga kolegët me të njëjtën shtetësi është se ajo e flet rrjedhshëm shqipe.
RTV Dukagjini shkruan se policja serbe mban stemën e Kosovës në kraharor dhe nuk e ka aspak problem këtë.
Ajo ka treguar edhe arsyet që e shtynë për ta mësuar gjuhën shqipe, edhe pse dikur as nuk e shkonte ndërmend ta bënte diçka të tillë.
Kapetanovic tha: Ka qenë një rast kam punu në Fushë Kosovë, kur kemi qenë vetëm femra dhe unë është deshtë me bisedu me to. Kam nis me shkru çka ka ndodh dhe tu e mendu me punu për Polici të Kosovës më mirë me dit edhe gjuhën shqipe. Bartja e stemës dhe flamurit të Kosovës në krahror, është diçka normale. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës për mu është i njëjtë, s’ka lidhje a është serb, kosovar apo malazez.”