Fatmir Hebibi kultivues i parë i lajthisë në komunën e Preshevës (Video)

Kultivimi I lajthisë në komunën e Preshevës...

Kultivimi i kulturave të ndryshme buqjësore është edhe pjesë e veprimtarisë si dhe formë  fitimit të të ardhurave për një pjesë të madhe të popullatës tonë këtu në komunë të Preshevës.

Duke u nisur nga ky fakt një fermer nga fshati Jakaj Fatmir Hebibi ka vendosur të fillojë kultivimin e lajthisë në tokën e tij bujqësore edhe pse sipërfaqa e mbjellë nuk është dhe aq e madhe ai shprehet se dëshira dhe pasioni që ka për tokën e ka shtyrë që të hulutmojë në këtë kulturë.

Sipas zotit Fatmir Hebibi investimet kanë qenë të mëdha në fillim dhe ai bashkë më bashkëshorten e tij çdo ditë vinë në këtë fushë dhe përveç se kujdesen për të mbjellurat e tyre poashtu dhe relaksohen nën qetësinë dhe rehatinë që të dhuron ky vend.

Duke qenë se lajthitë janë pemët të cilat nuk kërkojnë shumë kushte dhe rriten më shpejtë kjo i bën ato shumë të volitshme për kultivim.

Janë tre lloje të lajthisë të cilat kultivohen në këtë fushë, ato në formë zemre, tatlisë dhe lajthitë për çokollatë./rtvaldi.com/