59 për qind e qytetarëve të pakënaqur me punën e Shpend Ahmetit

59 për qind e qytetarëve të Prishtinës janë të pakënaqur me punën e kryetarit Shpend Ahmeti krahas 41 për qind të atyre që janë të kënaqur...

Ndërsa 45.94 e tyre nuk janë të kënaqur me gjendjen e rrugëve në kryeqytet.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga organizata Iniciativa për Progres (INPO), gjatë publikimit të raportit “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.

Drejtoresha e Organizatës INPO Albulena Nrecaj tha se ky indeks ka për qëllim matjen e kënaqshmërisë se qytetarëve me shërbimet publike.

“Duke e ditur se komuna është institucioni i parë i cili i ofron shërbime publike qytetarëve është qenësorë që të matet edhe kënaqshmeria. E qytetarëve me këto shërbime. Fatkeqësisht në vendin tonë, pavarësisht se është obligim i secilit institucion që të. Mas kënaqshmërin e qytetarëve në mënyrë vetanake, një gjë e tillë në Kosovë nuk ndodhë”.

“Për të gjitha shërbimet është bërë matja duke përjashtuar shërbimet e skemave sociale për arsye se kemi konsideruar se nuk mund të nxjerrim të dhëna të sakta nëse në nivel të përgjithshëm të hulumtimit e masim”.

Drejtori i Administratës së Komunës së Prishtinës Myhedin Nushi tha se përmes këtij raporti mund të marrin parametra dhe të punojnë aty ku qytetarët nuk janë të kënaqur, raporton Ekonomia Online.

“Janë disa parametra që neve na japin më shumë informacione se ku duhet të fokusohemi në të ardhmen përkundër atyre që i dimë, e kam fjalën për parking.  Rezultatet janë të ngjashme me ato të MAPL. Kënaqshmeria e qytetarëve është e madhe me shërbimet administrative dhe shërbimet e shëndetësisë, vetvetiu na tregojnë që në këto dy drejtori është punuar më shumë”.

Sekretarja e përgjithshme e ministrisë së administratës së Pushtetit Lokal Rozafa Ukimeraj tha se ky raport është i vlefshëm dhe shërben për përmirësim të shërbimeve.

“MAPL tashmë ka të vendosur një sistem të avancuar të menaxhimit të performancës komunale një sistem ku janë 65 indikatorë për 15 fusha të kompetencës komunale, sistemi që është krijuar në vitin 2008”.

“Ndërkohë kemi krijuar edhe dy skema të granteve, skeme e granteve bazuar në performancë dhe skemën e granteve stimuluese. Me qëllim që të ju ofrohet qytetarëve informacion mbi punën e komunës ne kemi zhvilluar një sistem që monitoron punën e kuvendit komunal”, tha ajo.