Në garat komunale të notit të mbajtura në pishinën Princeza ku pjesëmarrës ishin 5 shkolla fillore nga komuna e Preshevës, shkolla fillore ‘’Selami Hallaçi’’ ka korrur sukses të madh ku ka rrëmbyer dy çmime të rëndësishme siç është ai i vendit të parë dhe vendit të tretë.
Ibrahim Halimi mësimdhënës i ed.fizike në shkollën fillore ‘’Selami Hallaçi” në Rahovicë na tregoi më shumë në lidhje me organizimin e këtyre garave si dhe u shpreh shumë krenar me suksesin e arritur të vajzave.
Shëndrita Emini nxënëse e klasës së pestë ka rrëmbyer vendin e parë në këto gara, ku pjesëmarrjen e saj në këto gara ajo e vlerëson shumë të rëndësishme dhe të frytshme./ rtvaldi.com
Ndërsa garuesja e dytë nga kjo shkollë e cila dhe ka zënë vendin e tretë është Vjollca Halimi e cila është nxënëse e klasës së tetë dhe ajo poashtu pjesëmarrjen e saj e vlerëson shumë produktive.
Kjo është hera e dytë që garat komunale të notit po zhvillohen dhe organizimi I këtyre garave është bërë nga Organizata e Kulturës Fizike dhe pishinës Princeza./ rtvaldi.com